Rreth nesh

Dr.Spec. Shahe Miftaraj – Peci, themeluese e KLINIKËS DENTARE SIBORA ORTODENT, ka mbi 10 vjet përvojë në stomatologji. Pas diplomimit në Fakultetin e Stomatologjisë në Prishtinë, ajo vazhdoj specializimin në Ortodonci në QKUK dhe më pas vazhdoi me një specializim shtesë në Ortodonci për drejtimin e dhëmbëve dhe nofullave pranë DENTAL LEADER ACADEMY – Universidad San Antonio në Tiranë. Përmes pjesëmarrjes në trajnime dhe kongrese ndërkombëtare, Dr. Shaha ka sjellë në Kosovë teknologjitë dhe praktikat më moderne. Ajo i ofron çdo pacienti kujdes të personalizuar, duke kombinuar profesionalizmin me estetikën për të krijuar buzëqeshje natyrale dhe të shëndetshme, duke e bërë atë një nga emrat më të njohur në kujdesin dentar luksoz në Mitrovicë.


 

KLINIKA DENTARE SIBORA ORTODENT është themeluar me vizionin për të krijuar një hapësirë moderne dhe luksoze, duke u shndërruar në një klinikë dentare PREMIUM ku kujdesi shëndetësor oral takohet me estetikën dhe teknologjinë më të avancuar. Që nga hapja, klinika është bërë sinonim i profesionalizmit, inovacionit dhe përkujdesjes së personalizuar. Duke investuar vazhdimisht në teknologjinë e fundit dhe me një ekip dentistësh të kualifikuar ndërkombëtarisht, klinika ofron një gamë të plotë shërbimesh – nga kujdesi bazë deri te transformimet komplekse estetike dhe ortodoncia moderne – duke ruajtur gjithmonë standardin më të lartë të cilësisë dhe sigurisë.


Klinika është dizajnuar me kujdes për të ofruar një ambient elegant dhe relaksues, ku çdo detaj është menduar për komoditetin dhe qetësinë e pacientit. Me pajisje të gjeneratës së fundit dhe materiale të certifikuara, klinika garanton rezultate të qëndrueshme, natyrale dhe estetike, duke e personalizuar çdo trajtim sipas nevojave dhe dëshirave të pacientit. Misioni i SIBORA ORTODENT është të rikrijojë buzëqeshjen e pacientëve me standarde të përsosmërisë, duke e kthyer çdo vizitë në një përvojë luksi dhe sigurie.

Stafi i Klinikës

Dr.Spec.Shahë Miftaraj Peci

Specialiste e Ortodoncisë

Ass.Laura Peci

Asistente e Stomatologjisë

Lejla Musliu

Recepcioniste

Asdren Peci

Administrator