Klinika Dentare SIBORA ORTODENT

Eja si ERA për dhëmbë si BORA,
në zemër të Mitrovicës ju mirëpresim me një ambient modern, staf të specializuar
dhe teknologjinë më të avancuar në shërbim të shëndetit tuaj oral.

Stafi i Klinikës

Dr.Spec.Shahë Miftaraj Peci

Specialiste e Ortodoncisë

Ass.Laura Peci

Asistente e Stomatologjisë

Lejla Musliu

Recepcioniste

Asdren Peci

Administrator

Rreth nesh

Dr.Spec. Shahe Miftaraj – Peci, është themeluese e KLINIKËS DENTARE SIBORA ORTODENT, ka mbi 10 vjet përvojë në stomatologji. Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Prishtinë, ajo u specializua në Ortodonci në QKUK dhe më pas vazhdoi me një specializim shtesë në Ortodonci për drejtimin e dhëmbëve dhe nofullave pranë DENTAL LEADER ACADEMY – Universidad San Antonio në Tiranë. 

Përmes pjesëmarrjes në trajnime dhe kongrese ndërkombëtare,
Dr. Shaha ka sjellë në Kosovë teknologjitë dhe praktikat më moderne.
Ajo i ofron çdo pacienti kujdes të personalizuar, duke kombinuar profesionalizmin me estetikën për të krijuar buzëqeshje natyrale dhe të shëndetshme, duke e bërë atë një nga emrat më të njohur në kujdesin dentar luksoz në Mitrovicë.

Ambienti i Klinikës

Klient të kënaqur
0 +
Certifikime të specializuara
0 +
Vite eksperience
0 +

Pacient të kënaqur

Klinika Dentare Sibora Ortodent ka transformuar plotësisht eksperiencën time tek dentisti. Nga pastrimi profesional deri te drejtimi i dhëmbëve dhe nofullës, gjithçka u bë me precizion dhe kujdes të jashtëzakonshëm.
Denis Krasniqi
Për vite kam pasur probleme me mbivendosjen e dhëmbëve, por pas konsultimit në Sibora Ortodent, vendosa të filloj trajtimin ortodontik. Rezultatet janë të mahnitshme! Ekipi është shumë i përpiktë dhe mikpritës.
Arbresha Ferizi
Doktoresha Shahe më shpjegoi çdo hap dhe më ndihmoi të zgjidhja problemet e mia dentare pa dhimbje. Tani buzëqeshja ime është më e bukur se kurrë! Faleminderit për profesionalizmin dhe kujdesin!
Leona Arifi